Flash News

KRYESORE

Ministri Çuçi thërret në ndihmë ‘precedentin Spiropali’: Si bisedat e Dako-Avdylaj bëhen në të gjithë botën

Ministri Çuçi thërret në ndihmë ‘precedentin

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi e ka çuar në një tjetër nivel mbrojtjen e mazhorancës ndaj vetes dhe ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, të përfshirë në skandalin ‘399’, i përhapur ndërkombëtarisht nga gazeta gjermane ‘Bild’.

Në rubrikën ‘Opinion’ në Neës 24, Çuçi i konsideroi biseda normale ato të Vangjush Dakos me Astrit Avdylajn, kreu i një bande kriminale, biseda të cilat bëhen rëndom në periudha fushatash në të gjithë botën.

“Janë biseda që rëndom bëhen në periudha fushatash jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, midis njerëzve që kanë influencë në elektorat dhe politikanëve”, tha Çuçi.

Ministri Çuçi ka thirrur në ndihmë këtë rast atë që ka hyrë në histori si ‘precedenti Spiropali’, referuar deklaratës së ministres për Parlamentin për një ngjarje abuzimi me të mitur në Kavajë.

Sipas Bledi Çuçit, edhe nëse Astrit Avdylaj do të ishte në burg, Vangjush Dako do i ishte i legjitimuar për ta telefonuar dhe për t’i kërkuar votën.

“Aty nuk ka asgjë të jashtëzakonshme nga zakoni jo i zakonshëm i politikës shqiptare dhe i fushatës shqiptare. Çdo politikanë në të gjithë botën komunikon me njerëzit që i kërkon votat. Edhe po të ishte i arrestuar, Astriti (Avdylaj), sërish do të legjitimohej politikani që t’i kërkonte votën”, u shpreh Çuçi.

Të fundit