Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
“Ministri e Brendshme funksionale”, Zëri i Amerikës: Reagimi i SHBA-së vjen pasi Meta refuzoi Lleshin
Zëri i Amerikës ka komentuar qëndrimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë, e cila u shpreh se ‘një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë’.
Sipas Zërit të Amerikës, komenti i Ambasadës nuk është i rastësishëm dhe vjen menjëherë pas i Presidenti Meta refuzoi dekretimin e Lleshit.
Po ashtu, 'VOA' shton se në të njëjtën linjë është edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, i cili theksoi se theksoi se “një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”.
Komenti i plotë:
Në Shqipëri ambasada amerikane u shpreh sot se “një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme”, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reagimi i ambasadës vjen pasi Presidenti Ilir Meta refuzoi propozimin e kryeministrit Edi Rama për emërimin e gjeneralit Sandër Lleshi në krye të Ministrisë së Brendshme, pas dorëheqjes së zotit Fatmir Xhafaj.
Qëndrimi i presidentit u shoqërua me polemika të shumta, për shkak të faktit se Kushtetuta nuk ja njeh shprehimisht një kompetencë të tillë Kreut të Shtetit, ndërsa ende nuk ka një pozicionim zyrtar për motivet që e shtynë zotin Meta të refuzonte emrin e ministrit të ri. Kreu i qeverisë nga ana tjetër, vendosi që t’ia besojë sërish drejtimin e ministrisë zotit Lleshi, por nga pozita e zëvendësministrit.
Në deklaratën e saj, ambasada amerikane shprehet se “përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri, rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët” duke shtuar se “Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen”. Në deklaratë, theksohet se “Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar”.
Në të njejtën linjë ka qenë dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri. Përmes një postimi në Tëitter, ambasadori Luigi Soreca theksoi se “një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”. Edhe ai gjithashtu vlerësoi faktin se në “muajt e fundit Policia e Shtetit shqiptar, ka ndërmarrë operacione të rëndësishme kundër krimit të organizuar”