Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
“Ministri Fatmir Xhafaj të japë dorëheqjen për arrestimet në 4 të natës në Kukës”
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka folur për arrestimet e protestuesve kuksianë gjatë orëve të natës nga Policia e Shtetit.
I ftuar në "360 Gradë", Spahiu ka deklaruar se Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duhet të jap dorëheqjen pasi ka shkelur ligjin.
“Shteti ka shkallmuar dyert e qytetarëve. Isha atje dhe më tha që shkallmuan derën në orën 10 të darkës. Ai ministri duhet të japë dorëheqjen. Nuk jep njeri dorëheqjen. Ministri i Brendshëm çon banditët atje. Si shkon në 4 të mëngjesit tjetrit në shtëpi me fëmijë të sëmurë?! Si e mendon që t'u vijë dikush në 4 të mëngjesit. Nëse Rruga e Kukësit do ketë taksë, unë do jem i pari atje. Rrugën e Arbrit e bëni me pagesë sepse nis nga zero dhe e ndërton privati. Njerëzit na thanë se kanë dalë për bukën”, u shpreh Spahiu.
Arrestimet e 23 personave gjatë orëve të natës janë kontestuar edhe nga familjarët e tyre.