Flash News

KRYESORE

Ministri finlandez kritika Serbisë: E papranueshme që loboni kundër Kosovës

Ministri finlandez kritika Serbisë: E papranueshme që loboni

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Peka Havisto, i tha homologut të tij serb, Ivica Daçiç se është e papranueshme që Serbia po lobon kundër Kosovës.

Sipas tij një gjë e tillë nuk i kontribuon vazhdimit të dialogut. Nga Beogradi, Havisto deklaroi se edhe vendimi për taksën ka bërë që dialogu të ngecë, ndërkohë që shprehu gatishmërinë e Finlandës që të ndihmojë Prishtinën dhe Beogradin për t’iu kthyer bisedimeve.

Ministri finlandez tregoi se u kërkoi autoriteteve kosovare që ta heqin taksën. Dëshira e Havisto-s është që dialogu do të vazhdojë së shpejti, ndërsa shtoi se BE-ka gjithnjë është gati që të ndihmojë palët në proces. Kurse Daçiç u përgjigj se Serbia dëshiron të arrijë një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët.

Të fundit