Flash News

KRYESORE

Ministri holandez për tubimet e opozitës: Protesta, element i rëndësishëm i demokracisë

Ministri holandez për tubimet e opozitës: Protesta, element i

Në një konferencë të përbashkët të zhvilluar në Tiranë me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ministri holandez, Ferdinand Grapperhaus ka komentuar edhe protestat e opozitës së bashkuar.

“Protestat janë një element i rëndësishëm i demokracisë. Në të gjithë botën njerëzit dalin në rrugë për të protestuar. Më vjen keq që ka pasur raste dhunë në Shqipëri.

Më vjen keq që opozita ka marrë vendimin të djegë mandatet. Dalja nga Kuvendi nuk është mënyrë për zgjidhjen e problemeve në mënyrë demokratike. Kuvendi është forumi ku duhet trajtuar çështjet kritike për vendin dhe është baza, themeli i cdo demokracie”, u shpreh ministri Grapperhaus.

Të fundit