Ministri “i pabindur” i Ramës nderon Azem Hajdarin, Berisha i shtrëngon dorën

Ditën e sotme politikanë ndër vite morën pjesë në simpoziumin e mbajtur në nder të Azem Hajdarit, me rastin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta.

Mes demokratëve, i pranishëm ishte dhe Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko.  Është fotografi Agim Rama ai i cili ka publikuar një foto të minsitrit, teksa Sali Berisha i shtrëngon dorën nga karrigia e parë e sallës.

Kujtojmë që Majko disa herë e ka kundërshtuar kryeministrin Edi Rama. Së fundmi Majko “i pabindur” ndaj Ramës doli kundër ligjit për shembjen e Teatrit.