Flash News

KRYESORE

Ministri i Shëndetësisë: Boris Johnson është në një gjendje më të stabilizuar

Ministri i Shëndetësisë: Boris Johnson është në

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është në një gjendje më të stabilizuar shëndetësore, pas shtrimit në spital sepse u prek nga covid-19, konfirmon ministri i shëndetësisë, Edëard Argar.

I pyetur në Sky Neës për gjendjen e Johnson, Argar u përgjigj: " Kryeministri është në një gjendje të qëndrueshme. Ai është i qetë. Më herët u trajtua me oksigjen, por aktualisht nuk e ka të nevojshme.

CNN shkruan se është e paqartë kur Argar u informua për herë të fundit për gjendjen e Kryeministrit. Të martën, Ministri i Kabinetit, Michael Gove pranoi se ministrat e tjerë ishin çuditur kur zbuluan se Johnson ishte nën kujdesin intensiv te mjekeve.

Kurse dje, të martën, zëdhënësi i Kryeministrit tha që Johnson po merr "trajtim standard të oksigjenit" dhe po merr frymë pa ndihmë, një ditë pasi ai u transferua në kujdes intensiv.

Të fundit