Flash News

KRYESORE

Ministri i Jashtëm britanik, pasardhës i mumjes së Bazelit

Studiuesit kanë zbuluar një lidhje të largët mes ministrit të Jashtëm britanik, Boris Johnson dhe një mumjeje të gjetur në vitin 1975 pranë altarit të kishës Barfusserkirch të Bazelit.

Sipas BBC, bazuar në rezultatet e kërkimeve të fundit, një grua e quajtur Anna Catharina Bischoff, që i përkiste një familje të pasur, ishte lindur në Bazel në vitin 1719 dhe kishte vdekur në 1787.

Ajo ishte e prekur nga sifilizi dhe kjo shpjegon sasinë e madhe të mërkurit që gjendej në trupin e saj, që në atë kohë u përdor për parandalimin e sëmundjes.

Kjo gjë mundësoi ruajtjen e mumjes për shekuj me rradhë. Sipas ekspertëve, substanca toksike duhet të ketë qenë edhe shkaku i vdekjes për gruan e pasur.

Me këtë test të AND-së është bërë i mundur studimi gjenekologjik i detajuar, që ka çuar në lidhjen e Anna Catharina me ministrin Johnson, të parët e të cilit përfshijnë Von Pfeffel, një familje e lidhur me Bischoff.

Të fundit