Flash News

KRYESORE

Ministri i Jashtëm maqedonas, nesër vizitë në Tiranë

Ministri i Jashtëm maqedonas, nesër vizitë në Tiranë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov pritet nesër në një vizitë pune në Tiranë me ftesë të homologut të tij shqiptarë Ditmir Bushati. Në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë, Dimitrov pritet që krahas takimit me shefin e diplomacisë shqiptare, do të zhvillojë një takim dhe me kreun e qeverisë Edi Rama dhe Presidentin e Republikës Ilir Meta.  Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka bërë me dije se pas takimit me homologun  Ditmir Bushati, është parashikuar dhe një konferencë e përbashkët për shtyp e të dy ministrave.

Të fundit