Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Ministri Lleshaj flet pas shpëtimit të Alvin Berishës: Do mundohemi të hapim një korridor edhe për fëmijët e tjerë
Në një lidhje direket në studion e lajmeve në “News24”, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për operacionin e shpëtimit të Alvin Berishës, për të cilin tha se nuk u udhëhoq nga ai.
Ministri theksoi se Alvini është dërguar në ambasadën italiane, nga ku pritet të niset drejt Italisë për t’u bashkuar me të atin.
“Operacioni nuk u udhëhoq nga unë. Unë jam këtu për të parë mundësitë e hapjes të një kanali edhe për shpëtimin e të tjerëve që ndodhen si Alvin Berisha. Qëllimi kryesor janë mundësitë, një korridor që të riatdhesohen.
Duket që është një fëmijë që vjen nga ferri dhe është kthyer në botën normale”, tha ministri.
Si i përgjigjeni akuzave të opozitës që e ka quajtur pjesëmarrjen tuaj në operacion propagandë?
“Kush opozitë, nuk njoh të ketë opozitë, megjithatë, unë nuk jam këtu për t’ju përgjigjur opozitës, por kthim i Alvin Berishës në shtëpi. Kemi ardhur këtu për përmbushen e përgjegjësisë sonë. Kam patur takime me autoritete e këtushme, të Libanit. Alvini nuk është takuar ende me të atin, por duket një fëmijë që ka kaluar nga ferri”, tha Lleshaj.