Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ministri Lleshaj përgënjeshtron procedimin ndaj Edmond Tupes dhe studentëve: Kam nisur procedurat ndaj zyrtarëve të policisë
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka mohuar publikisht nga foltorja e Kuvendit se profesor Edmond Tupja dhe studentët protestues, janë proceduar penalisht nga Policia e Shtetit.
Lleshaj tha se ky informacion mund të konfirmohej lehtësisht në Prokurori nga avokatët e 25 personave të përmendur dje në media, por kjo nuk është bërë. Gjithsesi, ai theksoi se ka nisur procedurat kundër zyrtarëve të policisë që nuk përgënjeshtruan në kohë lajmin që u përhap dje.
“Po e theksoj edhe njëherë se nuk ka patur asnjë procedim penal ndaj asnjë pedagogu apo studenti protestues. Kam filluar procedurat për ata punonjës të policisë që nuk kanë përgënjeshtruar këtë lajm që mori përmasa të mëdha”, deklaroi ministri i Brendshëm.
Ditën e djeshme u raportua për një listë me 25 persona që ishin proceduar penalisht për shkak të pjesëmarrjes në protestë. Reagimet e ashpra në opinionin publik, detyruan sot ministrin Lleshaj të përgënjeshtronte sot lajmin.
Video/ Deputeti i PD rikthehet në Kuvend, i hedh Ramës letrat në fytyrë nga foltorja