Flash News

KRYESORE

Ministri malazez jep dorëheqjen pas publikimit në media të një afere korruptive

Ministri malazez jep dorëheqjen pas publikimit në media të

Ministri malazez i Zhvillimit dhe Turizmit, Pavle Raduloviç ka dhënë sot dorëheqjen. Largimi nga posti erdhi pas publikimit në një stacion televiziv të pamjeve ku dy inspektorë ishin të përfshirë në një aferë korrupsioni.

Në komunikimin e tij minstri u shpreh se nuk i është sugjeruar një veprim i tillë, por është bërë  me dëshirën e tij.

“Askush nuk më ka sugjeruar të dorëhiqem, ky është pasqyrimi i mendimeve të mia personale për këtë çështje, etika duhet të ekzistojë në punë dhe në administratën shtetëror”, deklaroi ministri në një konferencë shtypi, raporton ATSH.

Në videon e publikuar dje në TV Vijesti, dy funksionarët diskutonin për një ryshfet, për të lejuar një biznesmen të vazhdojë punën, të vazhdonte ndërtimin e një ndërtese në zonën turistike të Budvës, pavarësisht një lejeje që i kishte kaluar afati.

Të fundit