Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Ministri malazez zemëron Beogradin: Do luftojmë kundër Serbisë për të mbrojtur Kosovën
Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boskovic ka shkaktuar zemërim të madh në Beograd me deklaratën se “vendi i tij do të luftojë kundër serbëve në Kosovë, nëse kjo kërkohet nga NATO”.
Mali i Zi është anëtari më i ri i aleancës ushtarake dhe kjo lëvizje nuk është pritur mirë nga serbët.
Gjithsesi, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka preferuar të mos i përgjigjet drejtpërdrejtë Podgoricës. Ai ka thënë se Serbia është më mirë të “përgjigjet me qetësi” dhe të qëndrojë brenda “rregullave të mirësjelljes”. Vuçiç tha se nuk parashikohet asnjë konflikt në Kosovë.