Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Ministri serb i Tregtisë: Reciprociteti më keq se taksa, zero tregti me Kosovën
Ministri i Tregtisë në qeverinë serbe, Rasim Lajiç deklaron se aplikimi i reciprocitet, të paralajmëruar nga Kosova do të jetë më e dëmshme se taksa prej 100 për qind.
Duke folur për televizionin publik serb, ministri tha se nëse kërkohet që në dokumente të deklarohet se malli po dërgohet në Republikën e Kosovës, atëherë do të jetë e pamundur të bëhet tregti.
“Disa mallra kanë shkuar, ndonëse në sasi të papërfillshme. Nëse aplikohet reciprociteti siç është paralajmëruar, që në të gjitha faturat duhet të deklarohet se dërgohet në Republikën e Kosovës, ato mallra nuk do të shkojnë, sepse autoritetet tona doganore nuk mund t’i njohin këto dokumente. Pra, tregtia do të jetë zero”, tha ministri serb, i cili shtoi se vendimi i qeverisë së Kosovës ka kuptim vetëm atëherë kur të hiqen plotësisht taksa.