Flash News

KRYESORE

Ministri serb: Mundësi historike për të fituar diçka, ose i humbim të gjitha

Ministri serb: Mundësi historike për të fituar diçka, ose

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq është shprehur se Serbisë i është ofruar mundësia historike që të fitojë diçka për popullin dhe qytetarët e saj në Kosovë, raportojnë mediat serbe.

“Bëhet fjalë për atë nëse dëshirojmë të fitojmë diçka apo t’i humbim të gjitha”, ka deklaruar Daçiq, duke shtuar se një mundësi e tillë edhe mund të refuzohet, transmeton Telegrafi.

Shefi i diplomacisë është i bindur se përmes dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit do të gjejnë një zgjidhje. Ndërkaq i pyetur nga gazetarët nëse janë në dijeni se çfarë kanë deklaruar presidenti amerikan Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel duke iu referuar Ballkanit Perëndimor, Daçiq është shprehur se rrallë ndodh që të diskutohet për Ballkanin Perëndimor e të mos përmendet Kosova.

“Është një temë për të cilën vazhdimisht diskutohet dhe është dëshmia më e mirë se sa kemi arritur ta ndryshojmë pozicionin e betonuar të vendeve perëndimore, pasi për këtë temë nuk është diskutuar në të kaluarën për shkak se vendet perëndimore e konsideronin si çështje të kryer”, ka shtuar Daçiq.

Të fundit