Flash News

KRYESORE

Ministri shkon të festojë, fermerët e luleshtrydhes i listojnë kritikat

Ministri shkon të festojë, fermerët e luleshtrydhes i

Në Frakull të Fierit u mbaj sot festa e luleshtrydhes, një festë lokale. Pjesë e festës ishte edhe ministri Blendi Klosi. Në vendin ku ishte organizuar ceremonia ishte mbledhur edhe disa prej kultivuesve të këtij produkti ndërsa siç e do ‘tradita’, Klosi zgjodhi ti takonte personalisht fermerët që kishin ekspozuar luleshtrydhet.

Por në momentin që Klosi po takohej me fermerët disa prej tyre nuk kanë nguruar ti shprehin atij kritikat. Fermerët i vunë në dukje ministrit se gjatë se të mbjellat e tyre janë përmbytur dy herë dhe ata nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.

“Këtu vetëm 1% e fermerëve të luleshtrydhes kanë ardhur. Këtu është festë, por këta nuk e kanë festë sot. Jemi përmbytur 2-3 herë, kemi protestuar dhe asnjeri nuk ka ardhur te ne”, tha një prej fermerëve, ndërsa një tjetër bëri të ditur se ‘nuk është marrë asnjë masë për atë çfarë ka ndodhur’.

 

 

Të fundit