Flash News

KRYESORE

Ministri shqiptar mban fjalën, dhuron pagën e plotë për Xhakajn e Shaqirin

Ashtu siç kishte deklaruar, Ministri i Tregtisë në Kosovë, Bajram Hasani mban fjalën dhe dhuron pagën e tij mujore në llogarinë e hapur nga shqiptarët, pas dënimit me gjobë që vendosi FIFA për dy futbollistët shqiptarë në kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

FIFA i ndëshkoi me nga 10 mijë franga gjobë, pasi festuan golat ndaj Serbisë me simbolin e shqiponjës.

Deri tani në donacionin “gofundme” janë grumbulluar plot 27 mijë dollarë dhe personi i fundit që ka dhuruar shumën e madhe ka qenë Ministri i Tregtisë në Kosovë, Bajram Hasani. Siç edhe duket, paga e tij e plotë ka kaluar direkt në llogarinë e dy lojtarëve, një shumë prej 1 mijë e 357 euro.

Me të njëjtin motiv, FIFA gjobiti edhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner me 5 mijë franga.

Të fundit