Flash News

KRYESORE

Ministri teknik Arben Beqiri emëron drejtorin e ri të spitalit Berat

Ministri teknik Arben Beqiri emëron drejtorin e ri të spitalit Berat

Ministri i Shëndetësisë Arben Beqiri ka zhvilluar sot një takim me shefat e pavionëve të spitalit Berat dhe ka emëruar drejtorin e ri të këtij spitali pas pezullimit të Idlir Frashërit i cili u shkarkua nga detyra me akuzën se mori pjesë në fushatë elektorale.

Mësohet se në vend të Frashërit është emëruar Arqile Vasili.

“Jam në spitalin e Beratit ashtu si në të gjitha spitalet e vendit për të demonstruar edhe një herë se gjëja me e rëndësishme në këtë periudhe para elektorale është aderimi në përputhje të plotë me ligjin për mospërfshirjen e administratës publike në fushatë. Është e rëndësishme që të gjithë punonjësit dhe personeli i shëndetësisë të mos këtë kundërvajtje me ligjin”, tha Beqiri.

Dje nisi procedimi penal ndaj Idlir Frashërit, në bashkëpunim me disa punonjës të spitalit të Beratit dhe deputetin e LSI-së Gledion Rehovicën, kanë konsumuar veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

Të fundit