Flash News

KRYESORE

Ministri turk në zyrën e Ramës dhe Lleshajt. Tema e bisedimeve të fshehta

Ministri turk në zyrën e Ramës dhe Lleshajt. Tema e bisedimeve

Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Süleyman Soylu, gjendet në Tiranë në kuadër të takimeve të tij zyrtare me krerët e këtij vendi, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, Soylu u prit nga zv/ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Besfot Lamallari, ambasadori turk në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, si dhe nga përfaqësues tjerë qeveritarë dhe të institucioneve turke në vend, të cilët më pas u drejtuan në Ambasadën e Turqisë në Tiranë.

Pas një brifingu në ambasadën turke, Soylu u nis për në kryeministri ku u prit në takim nga kryeministri Edi Rama. Në takimin e mbyllur për mediat mes dy delegacioneve të kryesuara nga kryeministri Rama dhe ministri Soylu u diskutua rreth Organizatës Terroriste FETO (levizja gyleniste), luftës kundër krimit të organizuar dhe çështjeve të migracionit.

Në takimin midis delegacioneve i pranishëm ishte edhe ambasadori Yörük dhe kreu i Zyrës për luftën kundër krimit të organizuar (KOM) pranë Ministrisë turke të Punëve të Brendshme, Resul Holoğlu.

 Soylu takohet me homologun nga Shqipëria

Süleyman Soylu, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, është takuar me edhe homologun e tij, Sandër Lleshaj. Të dy ministrat janë takuar kokë me kokë në kryeqyetitin Tiranë, pas së cilës kanë zhvilluar edhe takim mes delegacionesh.

Në takimin e mbyllur për mediat mes dy delegacioneve u diskutua rreth organizatës terroriste FETO, luftës kundër krimit të organizuar, çështjeve të migracionit, si dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

Të fundit