Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Politiko.al mëson se policia ka arrestuar dëshmitarin X të audio-përgjimit të vëllait të Fatmir Xhafajt, Agronit. Pasi është ndjekur nga policia, dëshmitari është vënë në pranga rrugës për në kufi me Kosovën. Ai është bllokuar nga postblloqe policie.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije për Politiko.al se familja e tij është larguar fshehurazi e terrorizuar mbrëmjen e djeshme.
Kujtojmë që edhe gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare, kryedemokrati Basha u shpreh se prej 72 orësh dëshmitari X është nën presionin e bandave dhe terrorit policor.
“E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit. Policia e ka për detyrë të ndalojë Agron Xhafaj, i cili është koka e drogës në Vlorë. Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimin”, u shpreh Basha. /Politiko.al/