Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar sërish akuza ndaj qeverisë “Rama”, lidhur me sasinë rekord të kokainës të kapur ndonjëherë në territorin shqiptar.
Bëhet fjalë për 613 kg kokainë e pastër e kapur në një kontenier me banane në Portin e Durrësit, mbrëmjen e 27 shkurtit.
Përmes një shkrimi të gjatë e të postuar në profilin e tij në facebook, ish-kryeministri shkruan se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u ka ngulur kryeministrit Rama dhe vëllait të tij, Olsit një "thikë pas shpine" me deklaratat kontradiktore për drogën.
“Ministri i Brendshem Fatmir Xhafa, në harkun e shkurtër kohor prej disa orësh bëri dy deklarata thelbësisht të kundërta njëra me tjeterën lidhur me megaaferën e drogës në portin e Durrësit”, shkruan Berisha, i cili shton se për të kuptuar prishjen e hetimeve me urdhër të Ramës duhet dhënë përgjigja për disa pyetje.
Shkrimi i plotë
Thika mbas shpine e Xhafes per Edi dhe Olsi Ramen!
Te dashur miq, me 27 shkurt, apo siç po e quajne tani rendome ‘diten e droges madhe’, perveç deshtimit te policise per te fshehur dhe grabitur ngarkesen e droges per llogari te Edi dhe Olsi Rames dhe zbulimit vetem nga skaneri te sasise me te madhe te droges te kapur ndonjehere ne Shqiperi, ndodhi dhe diçka tjeter qe nuk ka ndodhur ndonjehere ne 27 vite.
Ministri i Brendshem Fatmir Xhafa, ne harkun e shkurter kohor prej disa oresh beri dy deklarata thelbesisht te kunderta njera me tjeteren lidhur me megaaferen e droges ne portin e Durresit. Ndaj dhe per te kuptuar te verteten e zbulimit te sasise me te madhe te kokaines ne historine e vendit, deshtimin e klaneve politike per te rrembyer ngarkesen e droges, te cilen e mbajten per kete qellim 9 dite ne kalaten e portit, dhe prishjen e hetimeve nga policia e shtetit me urdher te Rames, eshte e domosdoshme te shtrojme per pergjigje disa pyetje thelbesore:
Pse Fatmir Xhafa deklaroi ne mengjesin e dates 27 shkurt se operacioni i kapjes se droges ne Durres u krye me sukses nga policia e shtetit, doganat tona ne bashkepunim me partneret nderkombetar?
Si e detyoroi Edi Rama Fatmir Xhafen te deklaroje mbasditen e dates 27 shkurt te kunderten e asaj qe kishte deklaruar po ate dite ne mengjes per ‘Xibraken bis’?
Cili ishte zyrtari shqiptar apo i huaj qe "ndermjetesoi" me sukses dhe "bindi" Xhafen pas largimit nga kryeministria te terhiqej nga doreheqja dhe te shkelmonte mbi veten e tij?
Per nje pergjigje te ketyre pyetjeve ne duhet te ndjekim pak kronologjine e zhvillimeve te dites se droges se madhe!
Ne mengjesin e 27 shkurtit, pas zbulimit nga skaneri te ngarkeses se 613 kg kokaine ne konteinerin me banane, gje qe shenoi dhe fundin e perpjekjeve 9 ditore per te fshehur, plackitur ose kaluar pa u kapur 180 milione euro ngarkese droge per llogari te klanit Rama, ministri Xhafa, si burimi me i besueshem dhe me autoritativ i fushes per vendin dhe te huajt, u deklaroi nga Durresi shqiptareve dhe botes se operacioni ishte frut i nje bashkepunimi te suksesshem te policise se shtetit, doganave me partneret tane nderkombetar.
Shtoj ketu se, ne Shqiperi, persa i perket krimit dhe droges, ministri brendshem eshte zyrtari me i informuar, me kompetent dhe pakundershtueshem krahasuar me çdo zyrtar tjeter te vendit, perfshire ketu dhe kryeministrine. Kjo sepse ai eshte i vetmi zyrtar qe me ligj disponon te gjithe informacionet e sherbimeve inteligjente te shtetit, te Ministrise se Brendshme dhe policise kriminale per krimin dhe trafiqet si dhe te gjitha informacionet qe vendet partnere dergojne ne Shqiperi per keto çeshtje.
Keshtu qe Xhafa, me kete deklarate, tha vetem te verteten, te cilen e konfirmuan me vone disa burime te pavarura nderkombetare. Por nga ana tjeter, me kete deklarate ai me qellim i futi nje thike pas shpine Edi dhe Olsi Rames dhe sikunder do ta shohim me poshte ai njekohesisht vuri ne tepsi koken e tij si minister.
Kjo sepse me kete deklarate Xhafa pohoi se:
- drogen e kapem ne Durres pasi ishim te informuar me kohe nga sherbimet partnere per ardhjen e saj, dhe se
- policia shqiptare, me menyren si vepro, me qellim prishi hetimin rreth klanit politik te niveleve me te larta si te ‘Xibrakes 1’, qe kishte dhene garancite per per hyrjen dhe kalimin e ngarkeses se kokaines ne Durres pa i hyre ferra ne kembe, dhe, po njolloj si ne ‘Xibraken 1’, u njoftua dhe pritesi i droges Cekaj qe ai te largohej nga Shqiperia.
Me keto nenkuptime te pamohueshme, deklarata e Xhafes ishte vertet thike pas shpine fatale per Edi Ramen, i cili, edhe ne kete rast, para shqiptareve dhe botes po perserist plotesisht ‘Xibraken 1’! Edhe ne kete rast Rama prishi hetimet njelloj si ne rastin e Xibrakes.
Keshtu, doli qarte se ne Durres u perdor skenari i ‘Xibrakes 1’, pra fshehja e klanit politik qe kishte dhene garancite per hyrjen me sukses te droges dhe fabrikes se saj ne Xibrake dhe, pas zbulimit te kesaj fabrike ne Xibrake, largimin e kryesorit "teknik" te rrjetit te narkotrafikut, Genti Xhixhes nga Olsi Rama jashte vendi.
Ne kete situate dramatike akuzuese per Edi Ramen kishte vetem nje rruge; te mashtronte cilindo qe mund ta besonte duke mohuar kategorikisht se kishte ardhur informacion paraprak nga partneret per ngarkesen e droges. Keshtu qe vetkuptohet se zbulimi i saj nga policia dhe doganat ishte thjeshte nje aksident.
Me keto mohime, dhe duke paraqitur aferen si zbulim aksidental te droges nga policia dhe dogana shqiptare, vetkuptohet qe dhe hetimet u prishen jo me qellim por aksidentalisht. Kjo ishte menyra absolutisht e vetme per te maskuar sadopak prishjen e qellimshme te hetimeve. Por pengesa me kryesore per kete version ishte deklarata e Xhafes, ne te cilen ai kishte thene se patneret nderkombetar kishin informuar paraprakisht per ngarkesen e 613 kg kokaine qe ishte nisur nga Kolumbia ne Durres. Prandaj ai duhej me se pari te detyronte me çdo kusht Xhafen te mohonte, pergenjeshtronte ate qe kishte thene ne mengjes. Por ne te vertet, perseri pas deklarates se Xhafes ne mengjesin e dt 27 shkurt, kjo perpjekje ishte njelloj si te laje m... me sh...!
Xhafa, deklaraten e mengjesit nuk e kishte bere rastesisisht. Ai me qellim kishte thene te verteten. Xhafa me kete deklarate deshmonte se droga u njoftua nga partneret dhe se per rrjedhoje hetimet u prishen qellimisht. Rama, duke njohur karakterin dinak te Xhafes, u terbua edhe me shume nga deklarata. Ai ishte i bindur se Xhafa e beri deklaraten edhe per tu treguar partnereve dhe shqiptareve se, jo vetem u prishen hetimet por indirekt vetkuptohet se ai dhe vella Agroni ishin duar jashte, pra nuk kishin lidhje me ngarkesen e madhe te droges dhe, vetkuptohet qe klani garantues i 180 milion euro droge nuk mund te ishte kush tjeter perveç klanit Edi - Olsi Rama.
Prandaj dhe i terbuar Rama therret me urgjence ne takim Xhafen ne Kryeministri dhe i kerkon atij te pergenjeshtroje menjehere deklaraten e megjesit dhe te deklaroje se operacioni i zbulimit te droges ishte veper vetem e policise se shtetit dhe drejtorise doganore pa asnje njoftim apo bashkepunim me partneret.
Kete kerkese ultimative te Rames, Xhafa e refuzoi ne menyre kategorike dhe i kerkoi Rames qe ai ta bente vete po te donte nje deklarate te tille. Pas debatesh tejet te ashpra dhe kercenimesh te egra, Rama i kerkon ne menyre ultimative Xhafes deklaraten ose doreheqjen. Xhafa i pergjigjet se ai do jape doreheqjen dhe largohet menjeher me per ne zyren e tij per te formuluar kerkesen per doreheqje.
Menjehere pas kesaj perplasje, Rama beri deklaraten e tij, ne te cilen konsideronte operacionin e kapjes se droges ne Durres si sukses ekskluziv te policise dhe doganes shqiptare. Nderkohe ai nisi ne ministri te brendshme tek Xhafa famozin Don Agaçio, i cili kishte qene avokat ne çeshtjen e trafikut te droges te Agron Xhafes ne Itali. Don Agaçio, mik intim i familjes Xhafa, u nis me ultimatumin, sipas te cilit Xhafa kishte gjithesej 60 minuta afat per te pergenjeshtruar deklaraten e mengjesit dhe perseritur deklaraten e Rames.
Ne rast te kundert Xhafa te perballej me:
1- shkarkimin e menjehershem nga Minister i Brendshem pra nuk do pranohej doreheqja dhe
2- arrestimin dhe dergimin me procedure te shpejtuar te vellait Agron per te vuajtur 14 vitet e denimit ne Itali, te dhena nga gjykata supreme e Republikes Italiane, etj, etj...
Keshtu qe, jo Rama por Don Agaçio, njeriu qe dinte gjthçka per dosjen e Agron Xhafes, e "bindi" Fatziun te lepinte ate qe kishte peshtyre ne mengjes, te shkelmonte mbi veten e tij, por tashme jo per lekuren e Edvinit dhe Olsit por per lekuren Agronit dhe Fatziut duke perseritur si skllav mjeran deklaraten mashtrim qe Rama kishte bere nje ore me pare se operaconi ‘Xibraka 2’ ishte veper ekskluzive e narkopolicise dhe narkodoganes shqiptare! sb
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38