Flash News

KRYESORE

Ministria apel grave për kontrollin e gjirit, Manastirliu: Mamografi falas gjatë gjithë muajit

Ministria apel grave për kontrollin e gjirit, Manastirliu: Mamografi falas

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se kabinetet e mamografisë do të ofrojnë falas  ekzaminimin e gjirit për gratë në kuadër  të muajit për ndërgjegjësimin e kancërit të gjirit.

Me anë të një statusi në facebook, Manastriliu thotë se pavarësisht situatës me Covid-19, fushata për ndërgjegjësimin e kontrollit të gjirit do të vazhojë, por duke respektuar masat anti covid.

Më tej ajo shton se përgjatë gjithë muajit, në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet me orar të zgjatur nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00, për këdo që do të kryje kontrollin e gjirit.

 

Të fundit