Flash News

KRYESORE

Ministria e administratës, Harito, zbulon kush ikën, po vetë ajo, a do të qëndrojë?

Ministria e administratës, Harito, zbulon kush ikën, po vetë ajo,

Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” ka dhënë detaje se si do të ristrukturohet administrata në mandatin e dytë të qeverisjes “Rama”.

 “Rivlerësimi i punës së administratës do të bazohet në radhë të parë në performancën e çdo institucioni. Synimi ynë është një administratë efikase dhe punonjës publikë efikasë”. Por vetë Hario  e ka të qartë, ashtu si shumë e shumë të tjerë, se as ajo vetë nuk do jetë më pjesë e qeverisë. Nuk do jetë sepse administrata që ajo zgjodhi, drejtoi dhe qeverisi për katër vjet, u pa që ishte “parazitare”, “grabitqare” dhe se tani duhet të ikë e gjitha… dhe siç thotë shefi i saj, “duhen njerëz të zakonshëm, me përkushtim për të bashkëqeverisur…”.

 KLSH sapo publikoi raportin se janë jo pak por 600 milionë euro dëme të kësaj administrate, që të përkthyera në “zullume”, do të thotë: veshje luksoze, udhëtime pa fund e përrallore, makina të shtrenjta nga më të fundit, apartamente luksoze, pushime magjike, shkollime të fëmijëve në shkolla private jashtë vendit, celularë e teknologji nga më të fundit, dashnorë, kurime, dieta, dreka e darka, luks i shfrenuar…, i ngritur mbi mjerimin e popullit që i voton.

 Eshtë kjo administratë pa shkollë, ose me diploma të dyshimta,  që të vetmen meritë që ka,  është anëtarësimi në parti dhe “dhuratat” milionëshe” që u bëjnë drejtuesve të saj… Ato miliona që i vjedhin nga qytetarët dhe buxheti i shtetit, të destnuara për punë e të mira publike por që përfunduan në përfitime të majme në “xhepat” e drejtorëve dhe nëpunësve të pangopur, “grabitqarë”…

Të fundit