Flash News

KRYESORE

Ministria e Arsimit nxjerr vendimin: Nga nesër rifillon mësimi në këto qytete

Ministria e Arsimit ka vendosur rinisjen e mësimit në disa qytete të vendit, ku shkollat u mbyllën pas tërmetit të fortë që goditi vendin.

Kështu nesër mësimi do të rifillojë në Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Lezhë dhe Mirditë, për sistemin arsimor parauniversitar.

Ndërkohë, në Tiranë, Vorë, Durrës, Shijak, Krujë e Kurbin, mësimi do të nisë më 9 dhjetor, për arsye të zëvendësimit të orëve mësimore.

Të fundit