Flash News

KRYESORE

Ministria e Drejtësisë nis testimin për punonjësit

Ministria e Drejtësisë nis testimin për punonjësit

Rreth 1393 kandidatë i janë nënshtuar testimit me shkrim me urdhër nga Ministria e Drejtësisë.

Procesi do të zgjasë tre ditë, mes datave 3 deri më 9 prill, dhe pas daljes së përgjigjeve të konkursit me shkrim do i nënshtrohen testimit fizik. Trajtimi i përqëndruar fillestar që do të zhvillohet në Akademinë e Sigurisë.

Ministria e Drejtësisë në një deklaratë për mediat tha se nëpërmjet sistemit të ri të rekrutimit synohet krijimi i një trupe shërbimi në burgje me integritet moral dhe aftësi profesionale, për të përballuar sfidat e reja që paraqiten, për rritjen e sigurisë në burgje dhe përmirësimin e kushteve dhe traktimit të të burgosurve.

Të fundit