Flash News

KRYESORE

Ministria e Financave çon në Prokurori drejtorin rajonal të tatimeve në Kukës

Ministria e Financave çon në Prokurori drejtorin rajonal të

Ministria e Financave ka informuar Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, që në ushtrim të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, të kryejë veprimet e nevojshme për hetimin, e z. Albert Halilaj, Drejtor Rajonal i Tatimeve në Kukës.

Nisur nga informacionet, bën të ditur MF përmes një njoftimi për shtyp, Halilaj, rezulton të jetë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me VKM e datës 1 qershor 2017.

Ministria e Financave kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë qe të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ajo po ashtu ju bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës në varësi të kësaj ministrie ne aktivitetet partiake. 

 

Të fundit