Flash News

KRYESORE

Ministria e Financave hap ankandin për 5 objekte, në shitje një stallë derrash dhe godina e ish-Këshillit Popullor

Drejtoria e Pronës Shtetërore në Ministrinë e Financave ka hapur procedurat e ankandit për 5 objekte që do të kalojnë për privatizim. Në listë janë godina të ndërtuara para viteve ’90; objekte të agjencisë së Duhan Cigareve në Cërrik, ish-Këshilli Popullor në Bajram Curri, një magazinë qendrore në Memaliaj, objekte të Drejtorisë së Rezervave Materiale të Shtetit në Berat dhe një stallë derrash në Përmet. Ankandi është parashikuar të mbahet me datën 27 nëntor në ambientet e Ministrisë së Financave. Të interesuarit duhet që krahas kërkesës të kenë me vete edhe një dokument identifikimi dhe garancinë bankare që vërteton ngurtësimin e 20 % të vlerës fillestare të ankandit./Scan

Të fundit