Flash News

KRYESORE

Ministria e Jashtme greke komenton ndryshimet në qeverinë “Rama”

Ministria e Jashtme greke komenton ndryshimet në qeverinë

Greqia ka komentuar ndryshimet e bëra në qeverinë “Rama”, duke pasur parasysh lëvizjet në drejtimin e ministrisë së Jashtme. ministri plotësues i Jashtëm grek, Jorgos Katrougkalos, në një intervistë radiofonike është shprehur se negociatat mes dy vende kishin arritur nivele të kënaqshme por ato u ndërprerën pas ngjarjes Kacifas.

“Por, aty ku prisnim të kishim konkludimin e këtij progresi të mirë, në festën e 28 tetorit, që përveç përvjetorit festiv kombëtar do të nderonim edhe të rënët në luftën italo-greke në Shqipëri, që për herë të parë gjetën paqe pasi u varrosën me nderime pas 70 vitesh, ndodhi ngjarja e trishtuar me Katsifën”, është shprehur Katrougkalos.

Ai ka shtuar gjithashtu se “për arsye që kryesisht kanë të bëjnë me politikën e brendshme të vendi fqinj, sipas vlerësimit tim, kemi pasur një ftohje të klimës, por që mendoj se është plotësisht e riparueshme”, teksa thekson se pala greke është e gatshme për të çuar nivelin e diskutimit aty ku ishte.

Të fundit