Flash News

KRYESORE

Ministria e Kulturës shpall kandidatët për "Çmimet Kombëtare të Letërsisë"

Ministria e Kulturës ka shpallur kandidatët për Çmimin Kombëtar të Letërsisë për vitin 2020. Ismail Kadare, Flutra Açka, Agron Tufa e shumë autor të tjerë të njohur janë në garë për çmimet e mëdha të letërtsisë.

vetë Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka bërë publike në faqen e saj zyrtare në Facebook kandidatët për çmimet e mëdha letrare sipas gjinive përkatëse. Juria e këtij viti kryesohet nga Alda Bardhyli dhe përbëhet nga Brikena Çabej, Dhurata Shehri, Visar Zhiti dhe Riza Braholli.

Ceremonia për shpalljen e fituesve do të bëhet brenda muajit janar.

Më poshtë keni kandidaturat:

ROMANI

Tom Kuka –Gurët e vetmisë

Andreas Dushi-Marrja e gjakut

Virion Graçi – Pëllumbat i vrasin natën

TREGIMI

Roland GJOZA –Për vajzat nga Parisi

Daut Gumeni-Qershia e egër

Faruk Myrtaj- Këpucë për gjyqin e fundit

POEZIA

Havzi NELA –Vepra poetike e plotë

Sabri Hamiti –Kukuta e Sokratit

Flutura Açka-Roja i dritës

ESEISTIKE

Ismail Kadare-Kur sunduesit grinden

Mateo Mandala-  Jeronim De Rada : portret artisti në rini

Arjan Leka- Në kërkim të këmishës së humbur

LETERSIA PER FEMIJE

Mimoza HAFIZI –Pika trëndafil

Skënder Hasko –S’ka si shoku im

Shkëlzen Zalli –Gjergji takon Skënderbeun

PERKTHIMI

Erion Karabolli- Sábato, Ernesto : Abadoni, engjëlli i skëterrës

Agron Tufa-Paul Celan, Flokëboret e zeza

Luan Topçiu -Linda Maria Baros – “Shtëpia me brisqe rroje”

Të fundit