All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ministria e Mbrojtjes konfirmon blerjen e helikopterëve "Black Hawk", por jo numrin dhe çmimin e tyre

Ministria e Mbrojtjes konfirmon blerjen e helikopterëve "Black
All - Paragraf - 1

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka konfirmuar blerjen e disa helikopterëve "Black Hawk". Marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është finalizuar gjatë vizitës së ministres Olta Xhaçka në Gardën Kombëtare të Nju Xhersit.

All - Paragraf - 3

“Mbështetja që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë përmes paketës të suportit, jo vetëm modernizon kapacitetet tona por rrit edhe gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës tonë Ajrore”, është shprehur Xhaçka.

Në njoftim nuk sqarohet se sa është numri i këtyre helikopterëve që do të blejë Shqipëria, por thuhet se janë ‘disa’. Ndërkohë, pak ditë më parë u raportua se Forcat e Armatosura do të pajisen me tre helikopterë të tillë që kushtojnë 63.9 milionë dollarë. Kjo shifër nuk është konfirmuar dhe as nuk është mohuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Sa i përket përdorimit, pilotët dhe teknikët e Forcës Ajrore shqiptare do të nisin trajnimin këtë verë në Gardën Kombëtare të Nju Xhersit, e cila do të kujdeset gjithashtu, edhe për mirëmbajtjen e këtyre mjeteve fluturuese.

Të fundit