Flash News

KRYESORE

Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka nis detyrën me një gafë

Olta Xhaçka ka nisur dje detyrën e re si Ministre e Mbrojtjes me një gafë të madhe. Por mund të themi se më shumë se një gafë, ishte dhe pakujdesi e stafit të ish-ministres Mimi Kodheli, të cilët mesa duket e kanë pasur të vështirë të ndaheshin nga ajo.

Në fillim të njoftimit për mediat shkruhej se ministrja e re Mimi Kodheli merr detyrën në këtë post. Mund të jetë lapsus, ose një pakujdesi, por që flet shumë mirë për stafin e ministrive, që janë mbushur me militantë. Për fatë të keq shkresat zyrtare, edhe sot vijojnë të dalin me gabime e të hartuara keq e pa asnj; kulturë. (Përjashtim bën vetëm stafi i Kryeministrit, që për hir të së vërtetës është skrupuloz deri në presje).   

 

Të fundit