Flash News

KRYESORE

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron Policinë e Shtetit: Radarët janë në funksion 24 orë në 7 ditë...

Pas letrës me shqetësimet e ngritura nga Haki Çako ka reaguar Ministria e Mbrojtjes, duke e përgënjeshtruar deklaratën e Çakos.

Ministria e Mbrojtjes hedh poshtë pretendimet e ngritura, ndërsa deklaron se radarët janë në funksion 24 orë në 7 ditë.

Sipas Mbrojtjes, sistemi i instaluar në 2009 është plotësisht në funksion, ndërsa pretendimet i cilëson si dashakeqëse dhe të pavërteta.

Kujtojmë se Policia e Kufirit paraditen e sotme ka ngritur alarmin se disa nga operacionet ndërkombëtare antidrogë me intinerar Shqipëri-Itali kanë dështuar pasi qëndra e monitorimit detar, me bazë në Durrës, nuk ka njoftuar në kohë reale dhe atëherë kur ka njoftuar ka dhënë kordinata të gabuara për mjetet lundruese të përdorura nga trafikantët.

Me anë të një memo, kreu i përgjithshëm i policisë Haki Çako deklaron se QNOD është një nga hallkat e donta e cila ka çuar në

dështimin e disa operacioneve.

Me sa duket drejtori i Policisë e kërkon gjetkë fajin, jo tek strukturat e veta, të cilat janë hallka e dobët dhe e vërtetuar disa herë se është e lidhur edhe me trafikantët e krimin.

Të fundit