Flash News

KRYESORE

Ministria e Niko Peleshit 80 milionë lekë për bileta jashtë vendit

Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Niko Peleshi ka shpallur një tender për blerje biletash për vitin 2018-të dhe tremujorin e parë të 2019-ës me fond limit 80 milionë lekë të vjetra, raporton “Fax Web”.

DETAJET NGA TENDERI I SHPALLUR:

1- Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor

Emri: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Adresa: Bulevardi “Deshmoret e Kombit”, nr.2, Tiranë

2- Lloji i procedurës se prokurimit: Marrëveshje Kuadër, Kërkesë për Propozim me mjete elektronike

3- Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër “Blerje bileta të transportit ajror ndërkombëtar për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2018 dhe periudhën Janar – Mars 2019”

4- Fondi limit 8,000,000 (tetë milion) lekë pa TVSH

5- Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: Nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes kuadër deri më datë 31.03.2019.

6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 09.01.2018, ora 09.00.

7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 09.01.2018, ora 09.00.

Të fundit