All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ministria gjermane kundër vendimit për dëbimin e familjes shqiptare

Ministria gjermane kundër vendimit për dëbimin e familjes
All - Paragraf - 1

Qarku Eifel në landin (republikën) Rheinland-Pfalz ka dëbuar muaj më parë në Kosovë një nënë dhe djalin e saj dhjetëvjeçar. A ka qenë ky veprim i drejtë? Ka qenë pyetja që gazetarët i kanë bërë Ministrisë për Integrim, shkruan volksfreund.de.

All - Paragraf - 3

Përgjigja nga ministria është se do të ishte më e përshtatshme nëse nënës do t`i jepej një leje qëndrimi e përkohshme diskrecionale. Kjo do të ishte rruga më e mirë për të shpëtuar familjen nga shkaperderdhja, transmeton albinfo.ch.

Autoritetet për të huaj në nivel të qarkut kanë argumentuar se mbetja e tij nuk nënkupton se në mënyrë automatike duhet të mbeten edhe anëtarët tjerë të familjes. Por, qarku nuk do të pengojë vizitat e ndërsjella në mes të anëtarëve të kësaj familjeje.

Kështu, motra më e vjetër e 17 vjeçarit do të mund të vijë në Gjermani gjatë verës që vjen për të nisur shkollën profesionale (mësimin e zanatit). Ky është rasti i dytë i konfliktit në mes të qarkut të EIfelit dhe Landit.

 I pari kishte ndodhur kur Ministria e Integrimit i kishte siguruar një familjeje libaneze prej shtatë anëtarësh qëndrimin në Gjermani, përkundër vendimit refuzues të qarkut dhe Gjykatës Administrative të Trierit.

Të fundit