Flash News

KRYESORE

Ministria Kumbaro ngatërron xhaminë me Banesën e Zekatëve

Ministria Kumbaro ngatërron xhaminë me Banesën e Zekatëve

Dy ditë më parë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro bëri nëj postim, i cili e ka vënë atë në qendër të kritikave dhe ironive nga specialistë dhe qytetarë në rrjetet sociale. Ministrja Kumbaro postoi në profilin e saj në Facebook dhe në Twitter një foto nga banesa e Zekatëve në Gjirokastër, e cila shoqërohej me shkrimin se ishte xhami. Ky postim i ministres së Kulturës, i publikuar dhe me foto nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ka sjellë jo pak reagime nga specialistë të ndryshëm dhe qytetarë që kanë ironizuar ministren. “Pavarësisht se ministres i duket xhami, dhe këtë na e shpreh edhe me fjalë (mosque) edhe me ikonë, me një entuziazëm të habitshëm, në fakt është interieri i Banesës se Zekatëve, një perlë e arkitekturës së banesave në Gjirokastër”, shkruan Forumi në Facebook. Një tjetër postim po nga Forumi i kujton ministres Mirela Kumbaro që prej orësh vijon të jetë një postim i tillë prej saj dhe askush nuk po kujtohet për këtë gafë me banesën Gjirokastrite. “Interieri i banesës së Zekatëve, vijon që prej 13 orësh të figuroje si xhami në mendjen e ministres Kumbaro. Si duket ka shkuar gjithë stafi me pushime (paszgjedhore) dhe nuk ka mbetur në punë askush që të korrektojë gafën, apo që ti thotë ta fshijë fare këtë postim të gabuar”, shkruan në një tjetër koment Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë.   Aktualisht shtëpia e gurtë e Zekatëve vazhdon të ngelet ndër pikat më të kërkuara për grupet e vizitorëve vendas dhe të huaj, që e përfshijnë Gjirokastrën e gurtë në guidat e udhëtimeve të tyre në Jug të Shqipërisë.

 

Të fundit