“Ministria pa plan konkret”, eksperti: Po të kalosh pas Dajtit s’të kap telefoni, ç’mësim online mund të bësh në Shqipëri

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti deklaron se ministria e drejtuar nga Besa Shahini nuk ka një plan konkret për shkollat lidhur me kushtet e krijuara nga pandemia covid-19.

Në një intervistë për ora news, Mehmeti shton se viti shkollor i kaluar ka dështuar.

“ E tha edhe vetë ministrja e Arsimit. Ka dalë një raport në prill të vitit 2020 që shqiptarët rrezikojnë nga 51-68% analfabetizëm funksional pas Covid-19. Ne nuk kemi infrastrukturë. Po të kalosh pas Dajtit nuk të kap telefoni, ç’mësim do të bësh ti? Ti nuk ke akses në internet dhe nuk ke prindër në pikëpamje ekonomike se nëse pranojnë se kemi 30% nën varfëri, atëherë ka dështuar.

Vetë qeveria ka thënë se 17 mijë janë në çadra. Pa më thuaj se çfarë mësimi mund të bëjnë ata? Ata gjitha vitin shkollor e kanë kaluar në çadër. Të kujdeseshin për mësimin apo për bukën? Mësimdhënia mund të shfrytëzohet edhe në salla të mëdha sportive. Se si do të bëhet një elektricist nga shtëpia? Si mund të bëhet një mirëmbajtës i sistemeve ngrohje-ftohje? Si mund të bëhet nga shtëpia një fizikan nuk mund të bëhet më whatsapp. Nuk mund të bëhet cdo gjë virtualisht se po të ishte kështu nuk do të na duheshin institucionet”, tha Eksperti.