Flash News

KRYESORE

Ministria serbe e Drejtësisë, anëtarësimi i Kosovës në Interpol: E ndaluam ne

Ministria serbe e Drejtësisë,  anëtarësimi i Kosovës

Tërheqjen e Kosovës nga procesi i anëtarësimit në Interpool e ka shfrytëzuar ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuboroviç për t’ia dhënë meritat vetës dhe Qeverisë së shtetit të saj.

Në një prononcim  për media, ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuboroviç,  ka thënë se dikasteri që ajo e udhëheq e ka bërë të mundur që Kosova të tërhiqet nga procesi i anëtarësimit në Interpol, transmeton Indeksonline.

Ajo e ka përdorur këtë rast për t’i dhënë vlera vvetes dhe qeverisë dhe shtetit të saj

 “Ne si ministri, unë si ministri dhe gjithë Qeveria ka bërë çfarëdo që është e mundur dhe ka luftuar me të gjitha forcat që të binden shtetet të mos e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Interpol”, ka thënë Kuboroviç.

Sipas saj, është fitore e Serbisë që Kosova duke mos qenë pjesë e Interpolit mund të ngrenë aktakuzë por nuk mund të lëshojnë urdhër për arrest sepse nuk janë anëtarë.

Të fundit