Flash News

KRYESORE

Ministrit të Ramës i soset durimi me njerëzit: Nuk na lenë rehat të pushojmë

Ministrit të Ramës i soset durimi me njerëzit: Nuk na lenë

Damian Gjiknuri e ka të vështirë të bëjë pushime. Dhe për këtë fajin duket se ja kanë njerëzit që, sipas tij, nuk e lenë rehat.

Ministri i Transporteve dhe Energjisë, gjatë një interviste për televizionin lokal ‘6+1’ në Vlorë, tha se do ti nis pushimet pas disa ditësh dhe si gjithmonë do t’i kalojë ato në jug të vendit.

Por duket se Gjiknuri nuk i kalon pushimet e qeta, ashtu siç do dëshironte, dhe për këtë e kanë fajin njerëzit, që siç u shpreh, nuk pyesin për pushimet e tij.

“Kemi dhe anë tjetër ne politikanët, me atë në thonjëza famën që kemi, në qoftë se do të quhet e tillë, që nuk na lënë dhe rehat të pushojmë. Se kudo që shkon do takosh një mik, një njeri të interesuar, fatkeqësisht ai tjetri mendon shyqyr që i erdhi rasti dhe nuk pyet për pushimet e tua”, tha Gjiknuri.

Në shtator Edi Rama ka paralajmëruar lëvizje në qeveri dhe emri i Gjiknurit është lakuar tek ata që rrezikojnë shkarkimin. Nëse kjo do të konfirmohet kjo mund të jetë vera e fundit që ministrin e shqetësojnë njerëzit teksa pushon. Kështu që ‘të bëjë si të bëjë’ dhe këtë verë, pasi në momentin që do jetë vetëm deputet mund të kalojë një verë më të qetë.

 Video/ 1:30-3:00

 

https://www.youtube.com/watch?v=aDV9h4PTbIo&feature=share

Të fundit