Flash News

KRYESORE

Ministrit të rëndësishëm të Ramës i vendosin banderolën te dera: Ke vrarë punëtorët

“Ministria e vrasjes së punëtorëve”, kjo është banderola e vendosur sot, me rastin e ditës së 1 Majit, në derën e Ministrisë së Energjisë, që drejtohet nga Damian Gjiknuri.

Disa qytetarë janë mbledhur për të protestuar përpara kësaj Ministrie për të kërkuar llogari për vdekjen e dhjetëra minatorëve në Shqipëri. Në më pak se 5 vite, 42 minatorë kanë humbur jetën dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.

Ndonëse është autoriteti që ka përgjegjësinë për minierat, Ministria e Energjisë nuk ka marrë asnjë masë për të mbrojtur jetët e këtyre punëtorëve.

Diell dhe det/ Në botë manifestohet me protesta, si e presin shqiptarët Ditën e Punëtorëve

Të fundit