Flash News

KRYESORE

Ministrja angleze firmos me dorën e saj refuzimin e azilit për Shqiptarin në kërkim

Ministrja angleze firmos me dorën e saj refuzimin e azilit për

Shqiptarit të kërkuar nga shteti italian për veprat penale të vrasjes dhe trafikut të femrave për prostitucion, Albert Visha, i është refuzuar kërkesa për azil në Britaninë e Bashkuar. Ka qenë ministrja e Punëve të Brendshme të Anglisë që e ka marrë këtë vendim ekstrem ndaj shqiptarit, e cila e ka firmosur me dorën e saj refuzimin e kërkesës për azil.

Përmes kësaj procedure Visha kërkonte t’i shpëtonte drejtësisë italiane.

“Ky veprim i ministres së Punëve të Brendshme vjen në kohën kur pakënaqësia e publikut është rritur pasi kriminelët e huaj tallen me drejtësinë britanike”, shkruan Glen Oëen, zëvendës editori për çështjet politike në tabloidin britanik, Daily Mail.

Për t’i ikur drejtësisë italiane, pasi akuzohet për vrasjen e Selim Lekës, 5 vite më parë, Albert Visha shkoi në Angli, ku u arrestuar një vit më parë pas një urdhërarresti të lëshuar nga Italia.

Ndaj tij rëndojnë akuzat si “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe për “shfrytëzim prostitucioni”.

Të fundit