Flash News

KRYESORE

Ministrja Balluku: Ngrihen kontratat jooperative për ndërtimin e HEC-eve

Ministrja Balluku: Ngrihen kontratat jooperative për ndërtimin e

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë me dije se do të skanohen 182 kontrata koncesionare për 440 hidrocentrale private që janë dhënë në Shqipëri.

“Procesi në fjalë do të bazohet në dy kritere: kriteri i përputhshmërisë ligjore dhe përmbushja e kushteve kontraktuale nga subjektet e licensuara, duke përfshirë këtu kushtet teknike dhe afatet kohore, si dhe kriteri i përputhshmërisë me kërkesat mjedisore”, deklaroi Balluku.

Nga 440 hidrocentrale të dhëna me koncesion, vetëm 96 janë vënë në punë, që i përkasin 73 kontratave. Ndërkohë, për koncesionet për të cilat nuk janë operative, ështe vendosur pezullimi.

“Nga ana tjetër, kam vendosur ngrirjen e të gjithë kontratave jooperative deri në daljen e raportit të skanimit të tyre”, shton ministrja.

Nëse do të gjenden shkelje, brenda kornizës ligjore do të bëhet prishja e kontratave.

Të fundit