Flash News

KRYESORE

Ministrja e Arsimit mbështet kandidatin e PS e akuzuar për plagjiaturë

Ministrja e Arsimit mbështet kandidatin e PS e akuzuar për

Ministrja e Arsmit, Besa Shahini ka qenë sot në qytetin e Beratit, në mbështetje të kandidatit për kryetar bashkie, Ervin Demon. Shahini është e bindur se Demo do të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të projekteve për kopshtet dhe shkollat e Beratit.

“Me banorët e lagjes nr. 1 në Berat bashkëbiseduam për programin e kandidatit Ervin Demo. E bindur se me Ervinin në krye të kësaj bashkie, do të avancojmë më tepër me projektet e përbashkëta që lidhen me çerdhet, kopshtet dhe shkollat e Beratit!”, shkruan ajo.

Demo dha dorëheqjen nga posti i zv/ministrit të Arsimit më 19 tetor 2018, pasi u denoncua për plagjiaturë nga Taulant Muka.

“Gjatë 2 javëve të fundit jam vënë në shënjestër nga politika e baltës dhe besoj se në radhë të parë më takon të vë interesat e kabinetit qeveritar mbi interesin tim personal. Unë i jam thellësisht mirënjohës Kryeministrit për mbështetjen e Tij të pakushtëzuar, të Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve po ashtu, si edhe të gjithë atyre që ma bënë kaq sfiduese, dinamike e të bukur pse jo, këtë fazë të karrierës sime”, shkruante Demo.

Të fundit