Flash News

KRYESORE

Ministrja e Arsimit në Shkodër, Berisha vlerëson studentët: Përzunë siç e meritonte ndrikull Besën e pabesë

Ministrja e Arsimit në Shkodër, Berisha vlerëson studentët:

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka përgëzuar studentët e universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ në Shkodër, që nuk pranuan të takonin ministren e Arsimit, pa pranine e mediave. Berisha, në një reagim të orëve të vona, e quan Besa Shahinin si ndrikull, i njejti term që dikur i thërriste Lindita Nikollës.

“Nderim studentëve dhe pedagogeve të Universitetit të Shkodrës! Përzunë siç e meritonte ndrikull Besën e pabesë! Ndrikulla pelqen erresiren, kërkon takim pa media! Studentët e përzenë! Ju lumtë!”, deklaron Berisha.

Pas takimit të anuluar me studentet, Shahini diskutoi me një grup pedagogësh, për të cilin shkruajti në ‘Twitter’: "Nga ana tjetër, një takim i frytshëm me pedagogët e Universitetit të Shkodrës, dakordësi dhe debate për 'Paktin per Universitetin' dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor. Kur pushon zhurma fillon puna. E gatshme të ulem në tryezë bisedimi me këdo që punon për zgjidhje”, përfundon Shahini.

Studentët flasin pas anulimit të takimit: Ministrja Besa Shahini kërkoi të bënte pazare me ne

Të fundit