Flash News

KRYESORE

Ministrja e dekretuar e Arsimit: Studentët të mos bllokojnë punën e sekretariateve në fakultete

Në një deklaratë për mediat, zv/ministrja aktuale dhe ministrja e dekretuar e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Besa Shahini i ka dërguar studentëve mesazhin që të mos bllokojë punën e sekretariateve në fakultete.

“Ne kemi mundësuar që përmes portalit “Shqipëriaqëduam.al” të kemi një rubrikë që të kthejmë përgjigje për pyetjet tuaj dhe mënyrat si do zbatohen VKM për tarifat. Përveç portalit, do ketë një dritare edhe në faqen e Facebook të Ministrisë së Arsimit.

Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit janë edhe në sekretariatet përkatëse dhe sot për t’ju asistuar. Nëpër fakultete ku ka ende protesta është e pamundur që të kemi përfaqësues të Ministrisë për asistimin tuaj. Nëse bllokoni sekretariatet nuk mund të marrim listat për tarifat e studimit dhe bursat”- tha Besa Shahini.

Të fundit