Flash News

KRYESORE

Ministrja e Drejtësisë heq amnistinë për të burgosurit: Nuk do ketë këtë fundvit

Ministrja e Drejtësisë heq amnistinë për të burgosurit:

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka njoftuar se këtë fundvit nuk do të ketë amnisti për të burgosurit. Gjonaj njoftoi për këtë vendim gjatë mbledhjes së komisionit për Reformën Zgjedhore.

Gjonaj e la të hapur mundësinë e amnistisë vetëm për festat në fund të vitit 2018-të, por gjithsesi prej saj nuk do të fitojnë në asnjë mënyrë të dënuarit për dhunë në familje.

Vitet e fundit kanë qenë të shpeshta rastet kur të dënuarit për dhunë në familje janë liruar për shkak të amnistisë, duke përsëritur veprimin e tyre jashtë, madje duke arritur deri në vrasje, siç ishte rasti i Fadil Kasemit, i cili i mori jetën ish-bashkëshortes së tij, Fildes Hafizi.

Të fundit