Flash News

KRYESORE

Ministrja e Drejtësisë: Nxitja e akteve të dhunës në protestë do dënohet sipas ligjit

Ministrja e Drejtësisë: Nxitja e akteve të dhunës në

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për mediat, u shpreh se të gjithë ata që kanë dhunuar dhe kanë nxitur dhunë në pritestën e 13 prillit do të dënohen sipas ligjit.

Ministrja theksoi faktin se kjo protestë po bëhet nga partitë politike opozitare për të penguar Reformën në Drejtësi.

“ Dhuna është e papranueshme. Të gjithë ata që kanë nxitur dhunën do të marrin dënimin sipas ligjit. Shqiptarët panë dhe kuptuan që protesta e djeshme nuk janë protesta për interes të qytetarëve, por për organizatorët.

Zbatimin e Reformës në Drejtësi e penguan me lloj e soj mënyrash për të ruajtur ndikimin politik. Në këto akte dhune, dëmtohet Shqipëria duke penguar që të ecim përpara në rrugën e Integrimit Europian.

Këto shfaqje të shëmtuara e dëmtojnë Shqipërinë në sytë e shteteve të tjera, por jemi të vendosur për të ecur para. Qëllimi më i madh i këtyre protestave është destabilizimi i vendit”, u shpreh Gjoni.

Të fundit