Flash News

KRYESORE

Ministrja e Drejtësisë te “Ligjet”, Alibeaj: Pse shmangu çështjen e Tahirit, Xhafajt e Seitit?

Ministrja e Drejtësisë te “Ligjet”, Alibeaj: Pse shmangu

“Ministrja e Drejtësisë nuk flet në Komisionin e Ligjeve për çështjen e Sajmir Tahirit, Fatmir Xhafajt, Agron Xhafajt dhe Nezar Seiti” theksoi deputeti Enkelejd Alibeaj.

Teksa vazhdimisht ndërpritej gjatë diskutimit të tij nga Kryetari i Komisionit, Alibeaj i shtroi pyetjet Ministres së Drejtësisë se ku është sot Sajmir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj.

“Ku e ke sot Sajmir Tahirin me prokurorinë e re që duhej të luftonte kriminalitetin? E ke jashtë. Ku e ke sot Fatmir Xhafajn? Vazhdon he pretendon të luftojë kriminalitetin, ndërkohë i vëllai i tij Agron Xhafaj ka lëvizur i lirë në Vlorë, në Shqipëri, madje edhe para Ministrisë së Drejtësisë, i dënuar me 7 vite e 2 muaj dhe zero reagim”, tha Alibeaj.

Ai theksoi se mbi Ministrinë dhe titullarin e saj, qëndron një faturë shumë e rëndë, pasi sistemi i drejtësisë ka  rënë.

“Sot Republika e Shqipërisë prezantohet në Evropë pa Gjykatë Kushtetuese. Reforma në drejtësi ka rënë", tha Alibeaj.

Të fundit