All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ministrja e Kulturës: Pse u hoqën germat e Teatrit Kombëtar

Ministrja e Kulturës: Pse u hoqën germat e Teatrit Kombëtar
All - Paragraf - 1

Ministria e Kulturës Elva Margariti, e ftuar në RTV Ora tha se germat, ashtu si godina e Teatrit kanë rrezik shembje, ndaj sipas saj janë hequr nga muri.

All - Paragraf - 3

“Teatri në pikëvështrimin tim është kthyer më tepër në një arenë të teatrit politik. Gërmat në dijeninë time kanë pasur rrezikshmëri shembje siç ka e gjithë godina. Ndoshta duhet të presim që të krijojë dëme në njerëz që të fillojmë të ndërgjegjësohemi”, tha ministrja.

Më tej e pyetur nga Beti Njuma, për një takim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, Margariti tha, “për çdo  takim jam e hapur”.

Për Ministren, Teatri Kombëtar më shumë se çështje trashëgimie është kthyer në një debat politik.

“Teatri është kthyer më tepër në një arenë të debatit politik dhe çdo lloj prekje apo aktivitet që zhvillohet brenda dhe jashtë Teatrit, do të jetë gjithmonë objekt polemikash”, tha Margariti.

“Unë kam thënë që nëse do të restaurohej ajo godinë nuk i shtojmë një vlerë për të mbajtur një vëllim dhe për ta kthyer në materiale moderne. Të tilla objekte dhe transformohen, mund të ishte restauruar shumë kohë më para. Tani nëse e restaurojmë po restaurojmë thjesht një vëllim”, u shpreh më tej ministrja.

Të fundit