Flash News

KRYESORE

Ministrja e Ramës ‘këngë e valle’ në dëgjesat me qytetarët

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 qershorit kryeministri Edi Rama, nisi një tur dëgjesash publike me qyetarët, gjë të cilën e urdhëroi edhe për deputetët e tij.

Në shumicën e këtyre dëgjesave, më shumë është evidentuar problemi që qytetarët kanë pasur në zyrat e shtetit, ku në disa raste ka qenë edhe vetë prezent Edi Rama.

Por duket, se ky organizim nuk po shërben vetëm për të nxjerrë në pah të metat e qeverisë, por po shfrytëzohet edhe si një formë dëfrimi nga depuetetët me qytetarët.

Rasti më i fundit ka ndodhur në Kuçovë, ku ka qenë vetë ministrja në detyrë për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, e cila ka shpërndarë një video në profilin e saj në ‘Facebook’, ku tregon momente dëfrimi me banorët në këtë zonë.

 

Të fundit