Flash News

KRYESORE

Ministrja e re e Arsimit në daljen e saj të parë publike: Që të jem e sinqertë nuk e prisja

Ministrja e re e Arsimit në daljen e saj të parë publike: Që

Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi ka bërë daljen e saj të parë publike pas marrjes së kësaj detyre në "Kjo Javë" me Nisida Tufën ku u shpreh duke thënë se edhe një ditë të vetme të jesh në këtë detyrë është një privilegj i madh.

Ndër të tjera, Kushi tregoi dhe për ndjesitë që ka përjetuar kur mësoi se ishte përzgjedhur të ishte në krye të ministrisë së Arsimit dhe se nuk e priste që ajo të ishte ministrja që do të zëvendësonte Besa Shaninin.

“Që të jem e sinqertë nuk e prisja. Isha e fokusuar në punë time si deputete dhe kryetare e PS në Elbasan. Ditët e mia kanë qenë vrull. Tashmë jam shumë e angazhuar për të shpënë përpara ato reforma që dy koleget e mia paraardhëse kanë nisur dhe t’i çojmë para ato,"- tha ministrja e re e Arsimit.

Të fundit